Lajme

Shtëpia e djegur në Gjakovë, ja çfarë ishin ndërmjet vete dy fëmijët që mbetën të vdekur

Dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që kaploi shtëpinë e tyre, në fshatin Ujz të Gjakovës, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Të miturit që ishin kushërinj (djem të axhës) mes vete ndodheshin në dhomat e katit të dytë të shtëpisë, kur shpërtheu zjarri, që ishte vdekjeprurës për ta.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nyret Xhurkaj.