Shtëpia e Bardhë tregon detaje eksluzive nga takimi Kosovë-Serbi
Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA’së, Robert O’Brien ka thënë se ka progres në bisedimet Kosovë-Serbi që kanë filluar sot, shkruan Gazeta Metro.
Këshilli i Sigurisë përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Twitter, thotë se diskutimet do të vazhdojën edhe gjate pasdites.
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke bërë progres. Bisedimet tona këtë mëngjes kanë qenë të përqendruara tek zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet këtë pasditë”, është thënë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, përcjell Gazeta Metro.
“The leaders of #Serbia and #Kosovo are already making progress. Our conversations this morning centered on bolstering economic ties and #EconomicNormalization. Looking forward to further discussion this afternoon.” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/IiinYFzK2n
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020