Lajme

Shtëpi dhe vila qindra mijëra euroshe, Ramush Haradinaj merr pagë edhe si invalid i luftës

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Sipas dokumentit të publikuar nga AKK-ja, i pari i AAK-së ka tri shtëpi në emër të tij, një tokë, një truall, një shtëpi tjetër dhe një vilë të përbashkët.

Mes kësaj pasurie qindra mijëra euroshe, ku bëjnë pjesë shtëpitë, vila dhe tokat ish-kryeministri Haradinaj ka të deklaruar edhe të ardhurat vjetore si invalid i luftës

Gjithashtu ai vozit Cadillac, që ka vlerë prej 19 mijë euro.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike