Lajme

Shqipëria shënon numrin më të lartë të infektimeve që nga fillimi i epidemisë, shifra të frikshme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i infektimeve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 8.746 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2832 qytetarë. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 1732 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 1.156, Shkodër 183, Durrës 133, Fier 130, Vlorë 107 etj.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90-vjeç, një qytetar 69-vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71-vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75-vjeç, një qytetar nga Tepelena 81-vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 236.486 raste me koronavirus, 211.187 janë shëruar, 22.022 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.277 pacientë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?