Lajme

Shqipëria heq të gjitha masat anti-COVID

Kalimtare me maska ne fytyre duke kaluar prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. /r/n/r/nPeople pass by at the Infectious Diseases Hospital at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine, now named COVID 1 Hospital.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me masat e marra dhe të ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se në kuadër të të dhënave pandemike është vendosur që të hiqet mbajtja me detyrim e maskës.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

“Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në vendet e pa ajrosura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Virusi është akoma prezent ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat për vaksinimin ndaj Covid 19’, ka thënë ajo./abcnews.al


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?