Lajme

Shpëtim Krasniqit nga Vushtrria i rikthehet sëmundja, Familja apelon për ndihmë

Familja Krasniqi nga fshati Begaj i Komunës së Vushtrrisë kërkon ndihmë për të shëruar djalin e tyre 21 vjeçar. Shpetim Krasniqi 21 vjeqar nga fshati Begaj,Vushtrri, disa muaj me herët është diagnostifikuar me Leukemi Akute.

Shpetimi ishte trajtuar më herët në Turqi, dhe i është transplatuar palca kurrizore nga motra, por fatkeqsisht sëmundja e tij i është rikthyer përsëri dhe gjendja e tij shëndetsore është shumë kritike.

Pas keqsimit të gjendjës së tij,me urgjencë është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin me kimioterapi. Por familja Krasniqi e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet, pasi duhen rreth 120.000€ për shërimin e djalit të tyre. Familjarët kanë publikuar fotografi të Shpëtimit në spital dhe të dhënat ku mund të kontribuoni për të.