Lajme

Shpërthimi i virusit në shkolla, Zemaj merr vendim që mësimi të kaloj online në këto qytete

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë.