Lajme

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, ky është lajmi i fundit nga Libani

Kryeministri libanez, Hassan Diab ka njoftuar se të nesër është shpallur ditë zie për viktimat e shpërthimit në portin e Bejrutit, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve, ANI.

Numri i të vrarëve dhe të plagosurve në shpërthim mbetet i paqartë.

Raportet e televizionit lokal cituan burime spitalore të thoshin se rreth 400 deri në 500 persona janë plagosur.

Presidenti libanez, Michel Aoun ka thirrur për një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.


SHIKO VIDEON