Lajme

Shpërthim në Hajvali

Një shpërthim ka ndodhur dje rreth orës 22:30 në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Hajvali, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë më shumë detaje teksa kanë shtuar se policia e ka ekzaminuar edhe sot vendin e ngjarjes.

“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot. Rasti është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë”, ka thënë për Gazetën Sinjali Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?