Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Somali, raportohet për tetë të vdekur

Të paktën tetë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, duke përfshirë 13 nxënës, pasi një veturë vetëvrasëse shpërtheu në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Shpërthimi ndodhi në distriktin Hodan të Mogadishu, pranë dy shkollave dhe rezidencës së ish-presidentit, Abdikasim Salat Hassan, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Somaleze (SNNA), raporton cnn.

Policia thotë se objektivi ishte një automjet i blinduar që ruante Kombet e Bashkuara, sipas SNNA.

Vargu i shpërthimeve ka qenë i lidhur me grupin famëkeq terrorist Al-Shabaab, i cili në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.

Ndryshe, në fillim të muajit mars, më shumë se 20 njerëz u vranë dhe të paktën 30 u plagosën pas një shpërthimi vdekjeprurës veture në portat e restorantit popullor jemenas Luul.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?