Lajme

Shpërthim i fuqishëm në qytet, dyshohet për 4 të vdekur

Një shpërthim të enjten në një fabrikë armësh në një qytet të vogël jugor në Rumani shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosi katër të tjerë.

Shpërthimi i pasdites ndodhi në qytetin Babeni, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti, Bukureshti.

Bëhet e ditur se viktimat ishin tre burra dhe një grua. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve.

Agjencia e shtypit tha se prokurorët kanë hapur një çështje penale dhe një ekip specialistësh të zbatimit të ligjit janë dërguar për hetime në vendin e shpërthimit.

Sipas web-faqes së kompanisë, Energotech Group, fabrika është një furnizues i certifikuar për ministrinë rumune të Mbrojtjes dhe NATO-n.

Në vitin 2019, një shpërthim aksidental në të njëjtën fabrikë në Babeni shkaktoi vdekjen e një 22-vjeçar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?