Lajme

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Beogradit

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janëlënduar nga një shpërthim i fuqishëm në qendrën e Beogradit në Serbi.

Siç informojnë mediumet lokale, shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në afërsi të godinës së Radio Televizion Shtetëror Serb RTS, respektivisht në lokacionin ku po kryhen punime në riparimin e instilacioneve.

Sipas informacioneve jozyrtare, shkak i shpërthimit është një bombol për saldim.

Mediumet serbe njoftojnë se nga detonimi janë dëmtuar disa objekte dhe makina në afërsi.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?