Lajme

‘Shpërthen ‘Milaim Zeka: Fitore Pacolli është kullosja e rrugaçërisë të sektit fetar që quhet Vetëvendosje

Analisti, Milaim Zeka, është përfshirë në debatin e krijuar rreth pretendimeve se mes deputetëve të Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes se pati përplasje fizike, transmeton Gazeta Metrto.

Zeka shprehet se Vetëvendosje ka inskenuar rastin meqë sipas tij s’munden të jetojnë pa provokime e sharje.

Ai madje e ka quajtur Fitore Pacollin si “sedilla dhe kullosja e rrugaçërisë të sektit fetar që quhet VV”.
Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Rreth incidentit ne Parlamentin e Kosoves

Levizeja VV, nuk mundet me jetu pa incidente, pa provokime, pa sharje, pa fyerje, e sidomos, pa inskenime te incidenteve. Keta jetojne me komentete e rrugaçerise te mahallave primitive, qe neper komentete e tyre me thane: – A e pate qysh ja ftohen ministres?! A e pate more, edhe Kujtim Shales ja ftofen!

LEXO EDHE:  Vuçiq deklarohet pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it, tregon çka foli me ta

Fitore Pacolli eshte sedilla dhe kullojsa e rrugaçerise te sektit fetar, qe quhet VV. Ky djaloshi i ri, paska qene ne trajnime te ai koka e rrugaçeve, Fisnik Be Ismajli. Ky po pretendon qe Kujtim Shala e ka sulmuar fizikisht. Ma perpara e kish hanger ndonje flakaresh nga Time Kadrijaj, se sa nga profa i nderuar. Çka kane me ba keta te VV-se perpos me kriju skena te tilla, jo per diçka, po thjeshte me u lavdru qe “ja kane ftofe dikujte”!!!/