Lajme

Shpërthejnë të qeshurat, Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastaturë pa shkrojnën “P”

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Ahmeti ka thënë se kryetarin e ri e presin shumë punë e sfida, andaj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë në çdo moment.

Që të dy madje kanë shkëmbyer shumë të qeshura, e edhe dhurata. Shpend Ahmeti ia ka dhuruar Ramës një tastaturë, pa siç ka thënë ai shkronjën “P”, duke e lidhur këtë me punën.

Kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha mes tyre.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës falënderohet në Times Square të Nju-Jorkut