Lajme

Shpërputhje e numrit të viktimave të raportuara nga COVID-19 në Kosovë

Ndonëse jo për herë të parë që prej fillimit të ballafaqimit me pandeminë, institucionet kompetente kanë dhënë sonte shifra të ndryshme të viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Një natë më përpara, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) kishte raportuar shifrën prej 44 viktimave që prej fillimit të pandemisë, ndërsa sonte ka raportuar se kjo shifër ka mbërritur në 48.

Ndërkohë, institucionet komptente për menaxhimin e pandemisë, sot kanë raportuar vetëm për dy raste vdekjesh. Po të merret si i mirëqenë raportimi i IKSHPK-së, del se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 4 viktimave nga COVID-19.

Po ashtu, në raportimin e sontëm të IKSHPK-së ka një ndryshim mes numrit të të shëruarve që është dhënë në titullin e raportit (87) dhe numrin e të shëruarve që është dhënë në tekstin e komunikatës së lëshuar prej saj (92).

Gjithsesi, duke llogaritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri mbrëmë dhe numrin e përgjithshëm të të shëruarve të raportuar sonte nga IKSHKP-ja, konstatohet se IKSHKP-ja ka gabuar në tekstin e komunikatës,

Pra, sot janë shëruar 87 persona.

Për dy raste të personave të raportuar të vdekur më shumë, pritet që IKSHKP-ja të japë shpjegimin e saj./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?