Lajme

Shpend Ahmeti ndan 22 mijë euro për qendrat e masazheve në Prishtinë

Për rreth 22 mijë euro, Komuna e Prishtinës ka ndarë grante për qendrat e masazhit të cilat operojnë nëpër qytet.

Në listën e përfituesve të granteve për rimëkëmbjen e bizneseve janë për rreth 20 qendra të masazheve që kanë përfituar nga ky grant i komunës, shkruan Gazeta Insajderi.

Shuma të cilën këto biznese kanë përfituar me izën e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti është 1300 euro.

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e përfituesve për bizneset e komunës me qarkullim deri në 50 mijë euro.

4941, janë gjithsej bizneset që kanë përfituar nga ky grant, i ndarë me izën e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.

Këto biznese janë ndarë në dy kategori, mikro bizneset ku kanë përfituar 600 euro dhe bizneset e vogla që kanë përfituar me nga 1300 euro.

“Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total kanë përfituar: 4941 biznese; 1976 mikro biznese me nga 600€ l 2965 biznese te vogla me nga 1300€”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo listë e bizneseve komuna pritet që ta dërgoj në Thesari e Kosovës, për ekzekutim të pagesave.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte njoftuar se ka ndarë pesë milionë euro për t’u dalur në ndihmë bizneseve të vogla në kryeqytet.

Ahmeti kishte bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se gjithashtu kishte ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që operojnë në Prishtinë. Ai kishte shtuar se procesi i ndarjes së granteve do të jetë transparent në formë elektronike.

“Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, kishte shkruar Ahmeti. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?