Shpend Ahmeti iu drejtohet qytetarëve të Prishtinës: Ma bëni hallall
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama.
Me këtë rast, Ahmeti iu është drejtuar qytetarëve të Prishtinës duke u thënë “t’ia bëjnë hallall për idhnimet”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Twitter, Ahmeti ka shkruar se ka qenë nder të ishte në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit.
“Falemnderit qyteti ma i mirë në botë. Nder të isha në shërbimin tuaj! Flm për mbështetjen e kritikën. Ma bëni hallall për idhnimet. Qëllimet kane qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira. Kam hy me buzëqeshje dhe po dal me buzëqeshje. Love you Prishtinë! Over and out!”, ka shkruar ai në Twitter
Falemnderit qyteti ma i mirë në botë. Nder të isha në shërbimin tuaj! Flm për mbështetjen e kritikën. Ma bëni hallall për idhnimet. Qëllimet kane qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira. Kam hy me buzëqeshje dhe po dal me buzëqeshje. Love you Prishtinë!
Over and out!— Shpend Ahmeti (@ShpendA) December 7, 2021