Lajme

Shpend Ahmeti i shprehë admirim Albin Kurtit: VV-ja mbeti me 50 veta, por ja ku është sot

Kryetari i PSD-së dhe njëkohësisht i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka vlerësuar jashtëzakonisht lartë ish-shefin e tij partiak në Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai duke folur për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, është deklaruar edhe për ish-partinë ku ai bënte pjesë.

Ahmeti duke folur për Albin Kurtin, ka thënë se ai ka qëndrueshmeri në politikë. Ka thënë se VV kishte mbetur me 50 veta, por përsëri ka vazhduar të punojë dhe ja ku është sot.

“Çfarëdo ndryshimi çfarëdo tentimi me bo diçka tjetër në këto zgjedhje lë shije të keqe, mendoj që gjithçka ka shkuar në rregull. Mua më ka ndodhë edhe me FER-in që kam humbur, por kemi pasur në Prishtinë që kemi fituar dy herë. Duhet të pranojmë na pëlqeu apo jo që Albin Kurti ka qëndrueshmëri në politikë, ai edhe me 10 veta me mbet vazhdon. Ai nuk është ndalur edhe atëherë edhe kur ka mbet VV-ja me 50 vetë dhe sot ja ku është”, tha Ahmeti.


SHIKO VIDEON