Lajme

Shpend Ahmeti i përgjigjet Sali Zybës: Nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër

Kryetari i Prishtinës njëherësh dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Sali Zyba, i cili kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit.

Zyba pati thënë se “vendi ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Derisa, Ahmeti në përgjigjen e tij ka thënë se nuk synon azilin në asnjë shtet dhe se nuk ia ka frikën “kërcënuesve në asnjë rrethanë”.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Teksa më tutje ka thënë se Kosova ka mjaft probleme për t’u zgjidhur.