Lajme

Shpallet fajtor kosovari që mori pjesë në luftërat e ISIS-it si snajperist

Është shpallur aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special ndaj të akuzuarit S.Q për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

I akuzuari është dënuar me burgim prej tre viteve, duke ju vazhduar kështu masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, S.Q, “me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku është pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, ai ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e snajperistëve në kontigjentin “Ebu Abdurrahman El Beilavi”, në brigadën “Dabik”.

I akuzuari S.Q., pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë