Lajme

Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ nderon Nezir Krakin me titullin “Guximi Intelektual”

Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ titullin “Guximi Intelektual” ia ndau prof. Dr. NEZIR H. KRAKI – profesor në Universite Paris – EstCreteil (UPEC), Francë.



Me motivacionin:
Prof. Nezir H.Kraki si intelektual është i angazhuar me pjesëmarrje aktive në fushën publike. Madje angazhimi i tij ka qenë më gjithëpërfshirës me qëllim që të mobilizojë opinionin publik për çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike.

Dy nga karakteristikat kryesore që i atribuohen këtij intelektuali janë angazhimi i guximshëm për drejtësinë dhe të vërteten duke u bërë zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qytetarin dhe vendin.