Lajme

Shoferi i autobusit që u aksidentua do të mbrohet nga një nga avokatët më të njohur në Kroaci

Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet.

Pas vendimit të gjykatës, një nga avokatët e tij foli për mediat.

Igor Cisper nga zyra e avokatit të Ljubo Pavasoviq tha se shoferi në asnjë moment nuk ka pohuar se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes.

“Në asnjë moment nuk ma ka thënë se ka fjetur”, tha Cishper, duke konfirmuar se ai dhe avokati tjetër Lubo Pavasoviq, do të mbrojnë shoferin gjatë procesit gjyqësor.

Mediat kroate shkruajnë se Lubo Pavasoviq është një nga avokatët më të njohur në Kroaci.

Ai ka pasur në dorë disa raste të mëdha gjyqësore.

Kujtojmë se shoferi 52 vjeçar i autobusit me targa të Kosovës gjatë aksidentit të së dielës ku vdiqën 10 pasagjerë u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod. /Reporteri.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?