Lajme

Shoferi fatlum! Pema gjigante bie mbi veturë, filmohet gjithçka nga kamera

Një pemë gjigante ra mbi veturën e një babai që ishte nisur në shkollë për të marrë të birin, por që mrekullisht i shpëtoi më të keqes edhe pse pema i shkatërroi veturën Volkswagen që kap vlerën e 20 mijë eurove.

Adrian Stefaniu, 40 vjeç ishte nisur për në shkollën e të birit Alex, 13 vjeç, kur befasisht një pemë përfundoi mbi veturën e tij në Chelmsford të Essexit, Angli.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka nxjerrë nga vetura Stefaniun, i cili ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Adrian thotë se ndihet njeriu më me fat në botë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje