Lajme

Shkrimi rrëqethës i gruas së Qerim Kelmendit: Na mbete shumë borxh mua e vajzës

Kanë kaluar një javë nga vrasja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, atë sot përmes një shkrimi rrëqethës e ka kujtuar bashkëshortja e tij Arjeta, shkruan Insajderi.

Njësoj sikurse vëllai i Qerimit, Arjeta ka drejtuar gishtin për vrasje nga shërbimet sekrete serbe.

“Gjithmonë e thoje: dora e Serbisë është këtu akoma, ajo nuk ka shkuar, akoma, ajo ka për të na goditur. Serbia godet fort, ajo godet me plan – thoje, dhe ne ta merrnim më shumë si obsesion, por jo paska qenë e vërtetë kjo!”, ka shkruar ajo, mes tjerash.

Mes tjerash ajo thotë se i ka mbetur shumë borxh asaj, e edhe më shumë vajzës së tyre, teksa thekson se është e dhimbshme se si “Demën” e saj e njohin pas shkruajes së tij.

“Për rënien tënde u lëshu i gjithë kombi, gjithë racionalja e tij. Thonë, nuk mbeti oxhak atdhetarie që nuk erdhi të ngushëlloi! Është e dhimbshme Demë të të njohim në pas shkuarjen tënde. Na mbete shumë borxh, më mbete shumë borxh, Erës po e po!”, ka shkruar ajo.

Trupi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.