Lajme

Shkoi nga Suhareka në Hagë vetëm për Thaçin: Kosovari siguron edhe një “selfie” me të

Shpejtim Veselaj qytetari nga Suhareka që udhëtoi në Hagë vetëm për presidentin Hashim Thaçi, ka arritur që të siguroi një selfie me të pas përfundimit të intervistimit nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Një i ri nga Suhareka, Shpejtim Veselaj, ka udhëtuar nga Kosova në Holandë për t’i dalë në mbrojtje presidentit të Kosovë.

Veselaj ka qëndruar në Hagë për katër ditë, duke i dhënë mbështetje Thaçit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ai bëri 2 030 kilometra rrugë nga Suhareka në Hagë dhe sot pasi Thaçi përfundoi intervistimin nga Gjykata Speicale, Veselaj ka arritur që të bëjë një selfie me të.

”Përshëndetje nga Haga me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaci, pas përfundimit të intervistës 4(katër)ditore pran dhomave special të prokurorisë në Hagë, ku dëshmove dhe njëherë luftën e pastër dhe të drejt të UÇK”, ka shkruar ai.

Më poshtë fotografia e tij dhe postimi i plotë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?