Shkëlzen Gashi mohon se ishte shkaktar i arrestimit të ish-eprorëve të UÇK’së: Deformuan deklaratën e Prokurorisë Speciale

Publicisti, Shkëlzen Gashi, njëherit ish-këshilltar politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka mohuar se deklaratat e tij ishin shkaktare në arrestimin e ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Sipas tij një raportim i tillë është i pavërtetë dhe joserioz, meqë thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale, ishin përgatitur kohë më parë, njofton Klan Kosova.
”Është e vërtetë që një pjesë e mediave dhe më shqetësuese ishte se televizioni publik i Kosovës, e kishte deformuar deklaratën e Prokurorisë Speciale komplet”.
”Dhe kishte nxjerrë që deklarata ime ka bërë që ish-liderët e UÇK-së, të arrestohen nga Gjykata Speciale me seli në Hagë”.
”Gjë që nuk është e vërtetë, sepse deklarata ime nuk ka mundur të shërbejë si arsye për arrestimet e tyre në asnjë mundësi. Aktakuzat e tyre janë përgatitur me siguri shumë më herët se sa deklarata ime”.
Tutje ai shton se ka një pjesë e cila nuk është shtuar në raportime, që sipas tij, qëndron si e vërtetë ndaj Prokurorisë Speciale e cila i ka përmendur emrin në deklaratë, njofton Klan Kosova.
<<‘‘Sulmet ndaj Shkëlzen Gashit janë përdorur nga Prokuroria si arsyetim mes tjerash, si arsyetim për arrestimin e këtyre personave”>>.
”Kjo nuk është përdorur, dhe kjo nuk është serioze”.
”Bëhet fjalë për një luftë politike. E kemi PDK-në që po e përdorë televizionin publik, dhe po bënë luftë kundër Vetëvendosjes, dhe ish-kryeminsitrit Kurti”.
”As ish- kryeministri Kurti, as unë si këshilltar i tij s’kemi ndikuar as nuk kemi synuar të ndikojmë në Gjykatën Speciale që këta të arrestohen”, është shprehur ai.
Për më shumë ndiqni prononcimin e plotë të Shkëlzen Gashit në Edicionin Special në Klan Kosova.