Lajme

Çun Lajçi kërkon nga Kurti të shkarkojë ministrin Rakiq

Aktori Çun Lajçi e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti që ta shkarkojë ministrin serb në Qeveri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruan Express.

Lajçi ka shkruar në Facebook se Kurti nuk e ka larguar ende të keqen, duke i thënë që ta dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Albin djali! E di se ke këshilltarë. E di se ka kush me t’mësua ma mirë se unë. E di se letrat e mia nuk i lexon! I vogël dhe i pa dishëm të dukem! S’kam letra me vlerë e dekorata për me m’besua! Nuk idhnohem! Je Kryeministër dhe t’rrespektoj e ta mbështes punën e mirë! Por…! Nëse gjithçka bane mirë mujin e fundit, t’keqën nuk e largove hala! Largoje Rakiçin, gjarpnin n’qeverië tande. T’zezën e natës e erën që frynë ditën!”, ka shkruar Lajçi.

Ai po ashtu e këshilloi kryeministrin që krimin ta luftojë edhe kur nuk do të ketë fushatë zgjedhore.

“Ndëgjoje zanin e arësyes, jo mua. Krimin luftoje edhe nesër kur s’do t’ketë ma fushatë. Edhe mbështetësit e saj largoi. N’ket rast Rakiçin! Ai s’asht me ty, me neve, me Kosovën! S’janë asnjeni nga ta! Por ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë! Ndëgjoje vetvetën por edhe zanin tonë pak!”, ka shkruar Lajçi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?