Lajme

‘Shihemi në botën tjetër’ Mesazhi që çoi shqiptari me Covid, para se të vetëvritej në spital

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 29-vjeçarit Xh.K, i cili u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se 29-vjeçari vitin e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetëvrasjen.

Para se të hidhej nga dritarja e spitalit, 29-vjeçari u ka dërguar një mesazh prindërve në telefon. “Takohemi në botën tjetër”, është mesazhi që ai u ka dërguar prindërve.

Po kështu, kohët e fundit i riu po lexonte librin ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetvrasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si 29-vjeçari, nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht në sptitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë. I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Ai është është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij është stiliste, kurse babai i tij është kreu i një Njësie Administrative. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet./faxweb


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?