Lajme

Shifrat alarmante, reagimi i ashpër nga Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas shifrave alarmante të të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Express.

Ahmeti ka paralajmëruar se numrat do të shtohen edhe më shumë nëse nuk do të kufizohen daljet pa nevojë.

“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste.  Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë.  Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.