Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Maqedoninë e Veriut, përmbyten rrugët në Manastir

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbysur mbrëmë rrugët në disa lokacione në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut.

Reshjet e shiut të shoqëruara me breshër janë ndaluar pas një kohe të shkurtër, por kanë shkaktuar bllokim të trafikut, raporton Alsat Maqedonia

Edhe gjatë së premtes në Manastir kishte reshje të shumta të shiut të cilat kishin dëmtuar fushat bujqësore.

Autoritetet lokale pas inspektimit dhe vlerësimit të dëmeve do të realizojë kompensimin e banorëve./Objektiv/