Lajme

Sherr për arsye banale, vdes kamarieri shqiptar

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë Gazment Kurmaku 50 vjeç nga qyteti i Elbasani, i cili prej pesë ditësh ishte në “vdekje klinike” në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por si ndodhi ngjarja?

Pesë ditë më parë, në datë 2 Tetor Gazment Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi kundërshtoi dhe debati agravoi. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin njoftoi si sherr banal, Llapushi e goditi Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë në “vdekje klinike”. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, mbrëmjen e sotme ai ndërroi jetë


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?