Shërohen edhe 31 persona nga koronavirusi në Kosovë
Gjatë ditës së sotme janë shëruar 31 persona me koronavirus në vendin tonë.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 28 qershor 2020, janë shëruar 31 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 87 persona të infektuar me koronavirus.