Lajme

Sherifi: E vërteta është vetëm brenda kutive të votimit, kërkojmë rinumërimin e të gjitha votave!

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media, deri u kërkua rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.



Kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Bilall Sherifi tha arsyeja pse ka thirrur mediat është që kanë përshëndetur vendimin e KQZ-së që të rinumërohen 313 kuti votimi, por që sipas tij kjo duhet të bëhet për të gjitha vendvotimet.

“Shprehur kënaqësinë që KQZ mori vendim siç pretendonim se ka pas gabime në formular, përkundër faktit që PZAP refuzoi. Ka pranuar që ka gabime teknike, që në fakt gabimet teknike kanë prodhuar në bartjen e të dhënave.

Janë arsyet që sot jemi këtu për të shpjeguar që jemi të kënaqur me fillimin e pranimit të gabimit.

E vërteta e plotë është vetëm brenda kutive të votimit, askush nga NISMA s’po e konteston daljen e qytetarëve, deri në këtë pikë jemi në rregull”, tha Sherifi, përcjellë Indeksonline.


Ai tregojë gabimet që mund të jenë bërë në bartjen e votave çka se ekzistojnë 4 a 5 formularë

“Mendojmë dhe jemi të bindur se jo vetëm 303 kuti, por të gjitha kanë formularë me gabim teknik del që të gjitha kutitë duhet të shkojnë në rinumërim. Qytetarët kanë votuar qetësisht, tani detyra jonë është ta lexojmë drejtë. E vërteta s’është në asnjë formularë”.

Sherifi mendon se NISMA e ka kaluar pragun, nuk do të lejojnë që gabimet e tilla siç janë formularët të kontestohet procesi./Indeksonline/