Lajme

“Shërbimet e huaja kanë investuar për 10 vite në sektin politik të Vetëvendosjes”

Zëvendësministri në MPB, Zafir Berisha ka reaguar ndaj një ‘studimi’ që sot u publikua në media se Bashkimi Evropian ka konstatuar se ameikanët përmes dezinformatave kanë rrëzuar Qeverinë Kurti, shkruan GazetaBlic.

Berisha anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur “sekt politik” partinë e Albin Kurtit, derisa ka hedhur dyshimet se shërbimet e huaja, sipas tij, për 10 vite kanë investuar në VV.

Postimi i plotë i Berishës:

Në vazhdën e “shpërlarjes së trurit” militantëve të vetë, sekti politik po shfrytëzin “raportin” e prorusëve si Samuel Green i cili është drejtor i “Russia Institute” në “King’s London” dhe i cili jetoi e punoi në Moskë për 13 vjet!

As metodat “gebelsiane” të propagandës nuk do të dhezin më, edhe pse për me shumë se 10 vite, bukur shumë është investuar nga shërbimet e huaja sekrete në sektin politik të VV, duke i përdorur në dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe për të shkatërruar funksionalitetin e shtetit që është bërë me shumë mund dhe sakrifica ndër breza.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?