Lajme

Shënohet edhe një vdekje nga CoVID-19, është nga ky qytet

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi sot se ka humbur betejën me COVID-19 një qytetar nga kjo komunë.

“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. 🟢 Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe 🔴 U konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, shkroi Aliu në Facebook.

Ndryshe, nga virusi CoVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?