Lajme

Shefqet Krasniqi i bënë përgjegjës këta dy politikanë për arrestimin e tij

Imami i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, për arrestimin e tij atë kohë, drejton gishtin kah ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi.

“Në burg kam qenë pak, por ka zgjat arresti shtëpiak, procedura nën hetime dy vjet e gjysmë, proceset e gjykimit, nuk janë të lehta, shumë të rënda. Nuk është e lehtë me të thanë dikush për diçka që nuk ke të bëjë fare me atë mesele. Unë kam qenë shënjestër më shumë se të tjerët, borxh nuk ja kam pas askujt jam dëmtu më shumë se të tjerët. Kërkujt borxh s’ja kam pas, t’u fillu prej presidentes që ka qenë atëherë, e ish-kryeministri që vetë tash është t’u u gjyku në burg dhe atij ministrit të Mbrojtjës që po hanë dhe, edhe të tjerëvë e askujt s’ja kam pas borxh”, ka thënë imami i për IndeksOnline.

Krasniqi ka përmendur faktin se vazhdimisht ka pasur ftesa për t’u ndërlidhur në parti politike.

Ai mohon se do të kontibuojë ndonjëherë në skenën politike.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?