Lajme

SHBA’ja tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetit

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Trump e akuzon OBSH-në për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një senator amerikan.

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Presidenti i SHBA-së, njoftoi gjithashtu për ndërprerjen e fondeve amerikane për organizatën./Objektiv/