ShBA thirrje urgjente Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e detyrimeve
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Amerikë, Adrienne Watson ka deklaruar se “ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në një postim në Twitter, ajo tha se “u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton Paparaci.
Një shkrim dhe thirrje e tillë është shpërndarë edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në postimin e zyrtares amerikane.