Lajme

SHBA, BE, Gjermania e Anglia kërkuan heqjen e taksës – Haradinaj tregon se si do të veprojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Anglia e së fundmi edhe Gjermania kanë kërkuar nga Kosova që të hiqet taksa ndaj Serbisë, në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut.



Por, pavarësisht kësaj kërkese kryeministri Haradinaj thotë se Kosova është vend i lirë dhe mund të vendos për veten. Sipas, tij mjaftueshëm është shkelur viktima, që në këtë rast është Kosova.

Haradinaj thotë që nëse Bashkimi Evropian nuk është e zonja me bind Serbinë me vazhdu dialogun, Kosova nuk mundet edhe më pak.

“Nuk është Mesjeta më me kërcënime, me pasoja nuk kryhen kështu punët ne gjitha jemi vende të lira, nëse Serbia don me qit kushte mos me ardhë në dialog ne s’mundemi me kërcënu Serbinë hajde në dialog, Bashkësia Kombëtare s’po mundet me kërcënu Serbinë me I thane hajde në dialog, atëherë po i bën presion viktimës, në këtë rast Kosovës që është me e vogël, por, mendojmë që nuk është Mesjeta dhe nuk janë veprimet e duhura këto”, ka thënë Haradinaj, përcjell Insajderi.

Haradinaj nuk ka mohuar se nga qëndrimi i tij për taksën mund të ketë pasoja, por ai beson që është bërë boll me Kosovën.



Kryeministri edhe njëherë theksoi se Kosova i beson Amerikës, por për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur kërkon një kontratë me elementet përbërëse të saj, përfshirë edhe kapitullin e ekonominës, tregtia e lirë.

Gjatë kësaj konference për media, Haradinaj ka mohuar se kërkuar garancë nga Amerika, pasi sipas tij për Kosovën është garancë që Amerika e ka njohur Kosovën sit ë pavarur dhe se nuk mund të kërkojë garanca të tjera. /Insajderi.com