Lajme

Shala: Qytetarët e Drenicës, dje UÇK – sot PDK

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka takuar struktura të PDK’së në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar, raporton Korrespodenti.

Ai përmes një statusi në faqen e tij në facebook, ka thënë se Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK.

“Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër”, ka shkruar Shala.

Statusi i plotë i Shalës:

Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.

Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër.

PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.

PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën!
#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?