Lajme

Shala: Programi i PDK’së për rimëkëmbje, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej.

Kështu është shprehur kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, raporton Korrespodenti.

“Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid”, ka shkruar Shala.

Sipas tij, këto takime që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojnë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?