Lajme

Shala: Edhe Dobrashevci i rreshtuar qind për qind PDK’së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, sot ka qëndruar në Dobrashevc, ku është takuar me struktura dhe simpatizantë të partisë, raporton Korrespodenti.

“Ky mobilizim kaq i madh i anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së, sot e ka frymën dhe hovin e dy liderëve të Kosovës: Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Ferat Shala në facebok.

Ai ka thënë se oferta qeverisëse #Rimëkëmbje sot është përgjigjja më e mirë për të gjitha padrejtësitë që po i bëhet luftës sonë dhe udhëhqësve tanë.

Kujtojmë se Ferat Shala do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 14. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?