Lajme

Shala: Çikatovasit janë të bindur se PDK’ja me programin “Rimëkëmbje” është alternativa më e mirë politike

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, së bashku me kolegë kandidatë të kësaj partie, kanë vizituar Çikatovën, raporton Korrespodenti.

“Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin ‘Rimëkëmbje’ është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore”, ka shkruar Shala në një status në faqen e tij në facebook.

Statusi i plotë i tij:

Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.

#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia.

Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.
#PDK134 #FeratShala14

Kujtojmë se Ferat Shala do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 14. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?