Lajme

Serbia përgatit planin e luftës: Për tri orë në Ibër, për 12 orë e kontrollojmë Gjilanin

Mediat në Serbi kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme të merren me vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në veri të Mitrovicës. E përditshmja serbe ”Informeri”, shkruan se presidenti Aleksandar Vuçiq, pas tërbimit të shqiptarëve në Kosovën, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë së luftës.

Sipas kësaj gazete shtabi i Përgjithshëm përpunoi një plan të detajuar për mbrojtjen e serbëve në krahinë nga një përpjekje për pastrimin etnik. “Para se të arrinte njësia speciale ROSU në Liqenin e Ujmanit, tre dronë të KFOR-it kanë fluturuar në qiellin e Mitrovicës veriore”.

Kështu shkruan e përditshmja tjetër serbe “Novosti”, duke pretenduar se KFOR-i ishte në dijeni për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te Liqeni i Ujmanit. Duke iu referuar burimeve, gazeta thotë se edhe automjete të Kombeve të Bashkuara e shoqëronin, presidentin e Kosovës.

“Përderisa Thaçi mbrohej nga truproja me pushkë dhe tyta të gjata, nën vëzhgim e mbanin edhe dronë të KFOR-it të cilët fluturonin mbi të. Kjo hedh poshtë pretendimet se KFOR-i nuk ishte në dijeni për vizitën e presidentit kosovar në Veri dhe shkel të gjitha marrëveshjet ekzistuese të cilat janë shtylla kurrizore e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thotë artikulli.

Tutje, thuhet se në zonën më të gjerë të liqenit kanë qenë të vendosur 12 snajperistë dhe më shumë se 100 oficerë të armatosur të policisë. “Janë tregime qesharake ato se KFOR-i nuk e dinte çfarë po ndodhte në Zubin Potok”, përfundon gazeta.

Presidenti Hashim Thaçi të shtunën vizitoi pjesën më të thellë të veriut të Kosovës ndërsa dje në një konferencë për media ai tha se leje për vizitë në Mitrovicën veriore duhet të kërkojnë vizitorët që vijnë nga Serbia.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?