Lajme

Serbia përgatit “hakmarrjen”, Vuçiç merr një vendim rreth situatës në Veri

“Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga ana tjetër”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Duke dhënë detaje për aksionin e Njësisë Speciale në veri të vendit, Kurti tha se ai nuk kishte për qëllim as cenimin e lëvizjes së qytetarëve serbë në Kosovë, e as destabilizimin por thjesht respektimin e marrëveshjes për targat, me të cilën Beogradi vetë është pajtuar në Bruksel.

Mediat serbe shkruajnë se fill pas ngjarjeve në kufirin Kosovë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbledhur në një seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Arsyeja e kësaj lëvizjeje të befasishme të presidenti serb janë pikërisht “ngjarjet e fundit në Kosovë”.

Nga sa pohon shtypi vendas, në mbledhje diskutohet vendimi i fundit për heqjen e targave të makinave serbe nga autoritetet në Kosovë si dhe kundërpërgjigja e Beogradit. Një reagim rreth zhvillimeve të fundit erdhi dhe nga drejtuesit e Listës Serbe të cilët shkuan që në orët e para të ditës në vendkalimin kufitar të Jarinjes “për t’u dhënë mbështetjen e tyre protestuesve serbë”. Kreu i Listës Serbe, Goran Rakic, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Vuçiç, “të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.

Forca të shumta policore janë dërguar në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit të qeverisë për reciprocitet me target, sipas të cilit “bëhet e detyrueshme pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?