Lajme

Serbia ngrihet në këmbë kundër ekipit të “Gjurmë Shqiptare”, pas dokumentarit “Mashtrimi serb me historinë shqiptare”

Emisioni hulumtues “Gjurmë Shqiptare”, ka realizuar dokumentarin e titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”.

Ky dokumentar i realizuar nga gazetari Marin Mema dhe historiani Florent Hasani, e ka ngritur shtetin serb në këmbë.

Reagime të shumta, kanë ardhur nga Serbia, si nga politikanë, historianë, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm.

Zyra për media e të ashtuquajturit shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar përmes një deklarate të ashpër, duke i akuzuar gazetarët e televizionit “Top Channel”, ku thonë se Serbia asnjëherë nuk do të heq dorë nga shenjëtoret e saj.

“Kuptohet që Serbia kurrë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga shenjtorët e saj në Kosovë dhe Metohi, dhe ne besojmë se edhe populli shqiptar, i cili është krenar për historinë dhe traditën e tyre të pasur, nuk ka nevojë të arrijë për historinë dhe traditën e njerëzve të tjerë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga kjo zyre.

Tutje thuhet se disa shqiptarë janë duke e sulmuar historinë dhe besimin e popullit serb, duke e quajtur propagandë të radhës të shqiptarëve kundër serbëve.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Kulturës së qeverisë së Serbisë, thuhet se “shqiptarët nuk po ndalen së provokuari shtetin serb”, duke shtuar se “deformimin e historisë serbe nuk do mund ta arrijnë asnjëherë”.

Një reagim të tillë, ka ardhur edhe nga opnionistë të ndryshëm, të mbajtur debate të ndryshme nëpër studio televizive serbe.

Ata kanë akuzuar se qëllimi i dokumentarit të “Top Channel”, i realizuar nga Marin Mema dhe Florent Hasani, ka për qëllim denigrimin e kulturës dhe historisë serbe.

Mediat nga Beogradi “Kurir” dhe “Blic”, që tri ditë radhazi janë duke bërë shkrime kundër këtij dokumentari.

Gazeta “Blic” e Serbisë, e quan përpjekje të radhës nga shqiptarët për ta shuar historinë e Serbisë brenda Kosovës.

Tutje, theksojnë se kjo gjë nuk do të arrihet asnjëherë, pasi që sipas shkrimit të tyre “duhet të reagojnë të gjitha institucionet serbe, që mos të mbyllen sytë krahas kësaj përpjekje të shqiptarëve”.

“Blic” kërkon nga “Akademia e Serbisë, diplomacia, mediat, opnioni publik dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe arsimore që të reagojnë kundër këtij dokumentari”.

Ky nuk është dokumentari i pari i realizuar nga Marin Mema dhe Florent Hasani, për deformimet e historisë serbe karshi Kosovës.

Edhe në shumë dokumentarë tjerë hulumtues, janë sjellur fakte të pakontestueshme mbi gënjeshtrat e shtetit serb, për historinë e tyre në Kosovë.

Reagime të tilla ka pasur ndaj tyre edhe në të kaluarën.

Madje, të dy këta, së bashku me ekipën realizuese të dokumentarit “Gjurmë Shqiptare”, vazhdimisht kanë hasur në probleme të mëdha nga policia serbe në realizimin e dokumentareve të tyre.

Artikujt e mediave serbe dhe politikanëve serbë mund t’i lexoni KËTU

ARTIKULLI 2

ARTIKULLI 3

Dokumentari i realizuar nga Gjurmë Shqiptare, që ngriti në këmbë shtetin serb: