Lajme

Serbët nuk e kanë ndërmend të largohen, këto janë zhvillimet e fundit nga veriu

Po vazhdon bllokimi i rrugëve nga serbët afër pikës kufitare të Jarinjes, në shenjë pakënaqësie pas reciprocitetit për targa.

Ata madje kanë montuar edhe tenda, si vend për t’u strehuar gjatë qëndrimit në atë zonë, shkruan Indeksonline.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë kalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?