Lajme

Selmanaj: LDK nuk e ka problem martesën mes gjinive të njëjta, kemi orioentim pro-perëndimor

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka treguar pse LDK nuk mori pjesë në votimin për Kodin e ri Civil. Ai thotë se VV nuk pati këtë Kod as në planprogramin e tyre gjatë zgjedhjeve.

“Kërkuam sqarime nga ta dhe nuk pati. VV ende besoj që nuk është parti por vetëm lëvizje. Për vota kanë flirtuar me lloj-lloj kategorie shoqërore në Kosovë. Prandaj mendoj se është në interesin e tyre që disa tema të mbesin tabu.”, tha ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

Selmanaj tha se LDK nuk e ka problem lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

“Nuk është problem për LDK-në martesa e personave të gjinisë së njëjtë. Kemi një orientim të qartë pro-perëndimor dhe këto të drejta vendet e zhvilluara i marrin si të mirëqena”

“Po, nuk ka pasur problem për LDK-në a të votohet kjo çështje. Por kemi kërkuar sqarime”, shtoi ai.

Ai po ashtu thotë se VV nuk votoi për rezolutën e LDK-së për dialogun, andaj nuk ishin të pranishëm në sallë.

“Kishte pezm për mos kalimin e rezolutes se propozuar nga ne. Ajo rezolutë kishte vetëm dy pika. E para ishte që kryeministri të udhëheqë ato bisedime. E dyta ishte që të kemi ulëse në OKB dhe të marrim njohjen nga Serbia. VV ka shumicë të konsoliduar. Pse opozita duhet tua bëjë shumicën. Me thënë të drejtën nuk besuam që të ketë aq dallime brenda VV-së që të dalin votat ashtu”, perfundoi ai.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje