Lajme

“Selmanaj i papërgatitur, kishte harruar pasaportën ndërsa piloti dhe udhëtarët e kanë pritur disa minuta”

Deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka hedhur dyshime mbi përgatitjen e Qeverisë për dialogun dhe ka pasur përplasje me zv/kryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj, të cilin e ka quajtur manipulator dhe të papërgaditur, shkruan Gazeta Metro.

“Mos hjade këtu me dhezë debate e fesate sa me i kalu minutazhet për tema kaq të rëndësishme diç është ajo me të pagjeturit dhe me marrëveshja me Serbin që ish dasht të kryhet në Washington”, ka thënë Haxhiu në drejtim të Zv/kryeministrit Selmanaj.

Hahxiu ka hedhur edhe akuza për mos arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Washington, duke e fajësuar Qeverinë Hoti si të papërgaditur.

“Zëvendës kryeministër nuk është mirë me manipulu sepse ke thanë se deri ke ardhur në pushtet ke thanë se ke me punu ma ndryshe, PDK ta ka lënë marrëveshjen e gatshme me Serbinë, e jo marrëveshje ekonomike, por marrëveshje finale me traktat paqje, e ke humbur atë rastë, prandaj e ke shkelur kushtetutën em dy këmbë në Ujman, dhe në Qeverinë e PDK’së nuk është diskutuar hekurudha në drejtim të Nishit por të Preshevës”

Ai tutje ka thënë se nga mos përgatitja, Selmanaj ka harruar pasaportën dhe është dashur që piloti dhe udhëtarët të resin 15 minuta.

“Kur je nis për Bruksel e ki harru pasaportën…ty është dashtë më të prit aeroplani në pistë edhe udhëtarët edhe piloti me të prit në pistë 15 minuta se aq i përgatit je kon sa edhe pasaportën e ke harru në shtëpi”, tha Haxhiu