Lajme

Selimi: Qeveria Hoti po pretendon një marrëveshje të rëndë për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk mund të ftohen për dialogun Kosovë-Serbi nga një qeveri e cila, sipas tij, me heqjen e reciprocitetit e ka pozicionuar Kosovën si të pabarabartë përballë Serbisë.

Selimi pretendon se kjo thirrje nuk është për dialog, por për një marrëveshje të rëndë për Kosovën.Ai ka thënë se hapat e kësaj qeverie janë të njëjta si t presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk kemi të bëjmë me një qeveri as legjitime e as legale dhe në anën tjetër edhe vetë veprimet e kësaj qeveri siç është heqja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë e ne ndërkohë ftohemi që të mbështesim këtë qeveri për të diskutuar me Serbinë atëherë aq më të bindur jemi që kjo qeveri të ndihmohet por kjo qeveri duhet të pengohet në raport me masat dhe situatën që ka krijuar përballë Serbisë, deklaroi Selimi.

Sa i përket tubimit të LVV-së në shënimin e 15-vjetorit të themelimit, Selimi tha se simpatizantët e partisë kanë të drejtë të mblidhen dhe të festojnë sepse kjo nuk është dhunë, por është protestë.

“Është një rutinë e shumë ambasadave që thërret qytetarët e vet se aty ku ka tubime qoftë edhe festime të jenë të njoftuar dhe asgjë më tepër asgjë më tepër nuk është se sa një njoftim që i bënë qytetarëve të vet që në datë të caktuar do të ketë tubim dhe kjo nuk mund të përdoret nga askush si kundërshtim sepse tek e fundit kanë të drejtë të mblidhen duke respektuar edhe rregullat dhe të shënojnë përvjetorin e çlirimit të vendit po ashtu edhe simpatizantët e VV-së kanë të drejtë të mblidhen dhe të shënojnë 15 vjetorin dhe kjo nuk është protestë por edhe të ishte protestë nuk është dhunë”.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19